8.7 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin për sigurinë

- Advertisement -

Sot, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Bazuar në njoftimin e KFOR-it, në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe në çështjet që prekin komunat, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftim thuhet se Ulutash nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të barabartë dhe pa dallim, si në veri ashtu edhe në jug.

Të ngjashme

Të fundit