11.7 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Ulutas priti në takimin zyrtarin e DASh-it, KFOR jep detaje: U diskutua situata aktuale në Kosovë dhe dialogu me Serbinë

- Advertisement -
Gjatë ditës së sotme, komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas ka pritur në takim Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming.
Në njoftim theksohet se pjesë e takimit ka qenë edhe e ngarkuara me punë e ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

KFOR ka bërë të ditur se gjatë takimit, diskutimi është përqendruar në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Tutje shtohet se Ulutas ka ritheksuar angazhimin e misionit të KFOR’it për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Postimi:

Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, z. Mark Fleming. Z. Fleming shoqërohej nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Takimi u përqendrua kryesisht në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë kontekst, gjeneral Ulutaş përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vlerësoi kontributin e gjatë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999), duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes – në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të përgjegjësive të tyre për siguri.

Të ngjashme

Të fundit