23.7 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Ulutas mirëpret shtimin e forcave gjermane në Kosovë: KFOR i gatshëm t’i përgjigjet çdo sfide

- Advertisement -

Komandanti aktual i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë për rritjen e numrit të forcave në kuadër të KFOR-it në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se njoftime të tilla tregojnë vendosmërinë e shteteve aleate për t’u siguruar që KFOR-i ka kapacitetet e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj.

Ulutas ka thënë se KFOR do të vazhdojë të përpiqet për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe se misioni ushtarak është i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo sfide.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide”, ka thënë Ulutas.

Të ngjashme

Të fundit