3.3 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Ulje të temperaturave gjatë javës

- Advertisement -

Situata meteorologjike pritet të vijojë me reshje të reja bore, kryesisht ditën e hënë. Ngricat tashmë janë të pranishme në të gjitha zonat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë. Rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Gjithashtu, këmbësorët dhe personat e moshuar këshillohen të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur rrëshqitjet dhe incidentet në rrugë.

E hënë

Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme të borës, me intensitet të dobët deri mesatar. Në mëngjes priten ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5 dhe -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -2 deri në -1 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

E martë

Moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 0 deri në 2 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë nga drejtimi verilindor.

E mërkurë

Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -6 dhe -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -2 deri në 0 gradë Celsius. Era do të jetë e dobët, me shpejtësi 1-3 metër për sekondë nga verilindja.

E enjte

Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten nga -6 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -2 deri në 2 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E premte

Moti do të jetë i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten nga -8 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet -1 deri në 4 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë nga verilindja me shpejtësi 1-2 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit