11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ulja e numrit të turistëve nga Kosova, kreu i Shoqatës së Turizmit: Në Shqipëri janë rritur çmimet, pushuesit kanë zgjedhur Greqinë dhe Bullgarinë

- Advertisement -

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë Ruzhdi Kurtishaj i ftuar në Now me Erla Mëhillin u shpreh se shumë turistë nga Kosova po braktisin Shqipërinë për të vizituar Greqinë apo Bullgarinë.

Sipas tij faktor kryesor është liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës. Megjithatë Kurtishaj shprehet se shumë pushues nga Kosova nuk e shikojnë të arsyeshme një rritje prej 40% të çmimeve.

“Viti 2024 ka lënë të kuptohet që nuk ka turizëm të qëndrueshëm për disa zona të Shqipërisë pa shqiptarët e Kosovës dhe liberalizimi i vizave ka bërë një ndryshim nga viti 2023. Për dy dekada ne kemi qenë të izoluar nga bota për mundësinë e lëvizjen e lirë. Ishte fat i mirë që liberalizimi u bë e janar dhe shumë shqiptarë të Kosovës plotësuar ëndrrën e tyre për të vizituar vendet e rajonit siç është Greqia për shkak se shumë prej nesh para 20 vitesh i kanë kaluar në Greqi dhe Bullgari dhe unë mendoj që kjo mungesë e pushuesve të Kosovës nuk është pa arsye. Sipas statistikave ka një rënie të dukshme të pushuesve dhe rritja e çmimeve është një prej arsyeve kryesorë, sigurisht dhe gjetja e plazheve alternative si Greqia dhe Bullgaria mund të jetë një tjetër arsye pse mungojnë turistët prej Kosovës. Megjithatë unë nuk e kuptoj pse duhet të paguaj një pije që kushton 200 lekë në Durrës dhe 700 lekë në jug”, tha ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit