-1.4 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

“Ule zërin dhe firmos atë marrëveshje”, SHBA i vë ultimatum Zelensky-t

- Advertisement -

Tensionet në marrëdhënien midis Volodymyr Zelensky-t dhe Donald Trump e administratës së tij në SHBA duken më të larta se kurrë më parë.

24 orë pas gjuhës së ashpër me të cilën Zelensky e Trump ju drejtuan përmes rrjeteve sociale njëri-tjetrit, nga SHBA ka ardhur një ultimatum për liderin e Kievit.

Ishte këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, që i bëri thirrje Ukrainës të heqë dorë nga kritikat e saj ndaj SHBA-së, e cila po përpiqet të arrijë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht për t’i dhënë fund luftës.

“Ata duhet të ulin tonet dhe ta shohin mirë dhe ta nënshkruajnë këtë marrëveshje”, tha Waltz për Fox News, duke iu referuar një marrëveshjeje kritike që kalon mineralet e Ukrainës te Uashingtonin.

“Rezistenca nga Ukraina për marrëveshjen dhe kritika për mënyrën se si Trump po kryen bisedimet e paqes është thjesht e papranueshme”, theksoi Waltz, duke nënvizuar se duhet pasur parasysh gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për Ukrainën.

Në të njëjtën kohë, Waltz beson se të dyja palët mund të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre dhe të pajtohen pasi sipas tij Trump “i tha gjithashtu se sa shumë e do popullin ukrainas”.

Ndër të tjera, Waltz mohoi që aleatët e SHBA dhe Ukraina nuk ishin duke u konsultuar.

“Ka një term për këtë në diplomaci. Quhet diplomacia e anijeve, sepse sjellja e të gjithëve në tryezë nuk ka funksionuar në të kaluarën”, tha ai në komentet e raportuara nga Reuters. (A2 Televizion)

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit