Isak Shabani, veprimtari i çështjes kombëtare që ka kaluar nëpër tre burgje bashkë me Ukshin Hotin, në një rrëfim për FRONAL të T7 ka treguar për torturat e përjetuara në burgjet e Serbisë.
Ai ka thënë se në burgun e “Mitrovicës së Sremit” janë torturuar në mënyrë shtazarake, meqë komandant i atij burgu ka qenë një anëtar i partisë radikale serbe.
Shabani thotë se aty i kanë rrahur shtatë herë në ditë. Në këtë rrëfim për FRONTAl, Isak Shabani ka treguar se fillimisht në këtë burg, Ukshin Hoti