8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ukraina zbulon planet e Rusisë: Do të bëjnë video false kinse jemi dorëzuar

- Advertisement -

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ka njoftuar se rusët po përgatiten ta nisin një operacion special së shpejti.

Reznikov ka shkruar në Facebook për planet e forcave ruse, që sipas tij, duan ta thyejnë rezistencën e ukrainasve përmes gënjeshtrave.

“Sipas të dhënave të disponueshme, okupuesit rusë po përgatiten të nisin një operacion në shkallë të gjerë informacioni dhe psikologjik së shpejti. Qëllimi i saj është të thyejë rezistencën e popullit ukrainas dhe ushtrisë ukrainase me ndihmën e gënjeshtrave”, shkroi ai.

Ai përshkroi në detaje se si rusët, sipas tij, po duan ta bëjnë një video të rreme se si kinse, zyrtarët e lartë ukrainas po dorëzohen, duke nënshkruar dokumente.

“Fillimisht planifikojnë ta prishin komunikimin. Mesazhet e rreme se udhëheqja ushtarako-politike ukrainase duket se ka pranuar të dorëzohet, do të hidhen masivisht brenda. “Konfirmimi” i këtij fejku do të përhapet si “dokumentet” e nënshkruara, si dhe video të rreme të reme të reme. ËSHTË GËNJESHTËR. Mezi pres ta shoh këtë! Nuk do të ketë dorëzim! Asgjë tjetër përveç fitores!”, shkroi Reznikov.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit