20.3 C
New York
Friday, November 1, 2024

Buy now

Ukraina vazhdon bombardimin e anijeve ruse

- Advertisement -

Një tanker rus i naftës është goditur nga dronët ukrainas në Detin e Zi afër Krimesë, kanë njoftuar zyrtarët rusë të shtunën. Ata kanë thënë se motori i anijes së naftës ka pësuar dëme si pasojë e sulmit ukrainas. Sulmin ndaj tankerit e ka konfirmuar edhe Shërbimi i Sigurisë në Ukrainë.

Sipas forcave ukrainase, tankeri po transportonte naftë për forcat ruse. Droni i detit i mbushur me 450 kilogramë eksploziv, është përdorur për këtë sulm. Zyrtarët ukrainas pa konfirmuar nëse Ukraina është përgjegjëse për sulmin, kanë thënë se këto sulme të veçanta janë duke u kryer në ujërat territoriale të Ukrainës dhe se janë plotësisht ligjore. Sulmi ndaj tankerit ka bllokuar përkohësisht trafikun në Urën Kerch e cila lidh Krimenë me Rusinë.

Tankeri rus ishte sanksionuar nga SHBA-ja për ndihmën që kishte ofruar për forcat ruse që luftuan në Siri. Ndërkaq, të premten, një luftanije ruse është dëmtuar rëndë nga sulmi me dronë që kreu ushtria ukrainase në Detin e Zi.

Sulmi raportohet se është kryer afër portit rus të Novorossiysk, një prej kryesorëve për eksportin e Rusisë. Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se për dy sulme në bazën detare. Sipas saj, sulmi është kryer me dy dronë deti, por nuk ka njoftuar për dëmet e shkaktuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit