Ukraina pas disa ditëve do të pranojë 4,5 miliardë euro nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Lehtësimit për Ukrainën të këtij blloku, ndërsa 1,5 miliard euro shtesë do të vijnë gjatë dy muajve të ardhshëm, tha të premten kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.
Komentet e tij erdhën gjatë vizitës në Kiev të nënpresidentit ekzekutiv të Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, raporton Radio “Evropa e Lirë”.
Shmyhali tha se Ukraina pret që të pranojë 16 miliardë euro si ndihmë ekonomike për buxhetin e saj nga BE-ja këtë vit.
Bashkimi Evropian më 28 shkurt miratoi një program financimi 4-vjeçar me vlerë të 50 miliardë eurove për Ukrainën.