Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se kanë goditur dy avionë rusë dhe tre helikopterë në 24 orët e fundit.
Gjithashtu thonë se ka rrëzuar katër raketa të lundrimit të armikut, ndërsa jepin detaje të mëtejshme të “rezistencës heroike të popullit ukrainas”.
Në total, Ukraina pretendon se ka goditur 12 caqe ajrore ruse në orët e fundit, shkruan Skynews.
Përditësimi shton se Rusia vazhdon të pësojë humbje të mëdha, duke shtuar se pajisjet ruse u shkatërruan në rajonet e Mykolayiv dhe Sumy.