24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Ukraina rrit importet e energjisë elektrike pas serisë së sulmeve në sistemin energjetik

- Advertisement -

Ukraina rriti ndjeshëm importet e energjisë elektrike dhe ndaloi eksportet të dielën pas një vale të konsiderueshme sulmesh me raketa dhe dron në sistemin energjetik të vendit.

“Për ditën aktuale importet e energjisë elektrike parashikohen në 14900 megavat orë (Mwh). Nuk pritet asnjë eksport”, tha në një deklaratë ministria e energjisë e Ukrainës.

Ukraina importoi 3,300 Mwh në ditë para sulmeve me raketa dhe dron të premten, me eksporte prej 2,148 Mw.

Objektet e gjenerimit dhe transmetimit u sulmuan nga Rusia të premten, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të energjisë elektrike në shumë rajone që lanë më shumë se një milion ukrainas pa energji elektrike. Objektet energjetike në tre rajone të Ukrainës u sulmuan gjithashtu mëngjesin e sotëm.

Ministria tha se rusët kishin tentuar të godasin një strukturë kritike të infrastrukturës energjetike në rajonin e Lviv.

“Pajisjet morën flakë dhe objekti u çaktivizua. Nuk ka pasur viktima. Pasojat janë duke u vlerësuar”, tha ministria.

Ai tha se si rezultat linjat e energjisë elektrike në rajonin e Kievit u dëmtuan dhe 1,400 familje në dy vendbanime kishin humbur energjinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit