6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ukraina publikon hartat e tërheqjes ruse nga Khersoni, Zelensky: Kemi rimarrë nën kontroll 60 vendbanime

- Advertisement -

Forcat ruse shkatërruan infrastrukturën jetike në Kherson përpara se të tërhiqeshin nga qyteti jugor ukrainas, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , duke theksuar se autoritetet lokale kanë nisur të risjellin në jetë qytetin.

Banorët mirëpritën forcat ushtarake ukrainase që hynë në qendër të Khersonit të premten me festime e brohoritje, pasi Rusia u tërhoq nga i vetmi qytet rajonal i Ukrainës që kishte pushtuar që nga fillimi i luftës, 24 shkurt.

“Para se të largoheshin nga Kherson, pushtuesit shkatërruan të gjithë infrastrukturën jetike: komunikimet, furnizimin me ujë, ngrohjen, energjinë elektrike”, tha Zelensky në një fjalim të regjistruar në video.

“(Rusët) kudo kanë të njëjtin qëllim: të poshtërojnë njerëzit sa më shumë që të jetë e mundur. Por ne do të rivendosim gjithçka, më besoni”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky theksoi se trupat ukrainase kanë marrë nën kontroll më shumë se 60 vendbanime në provincën Kherson.

“Policia ka nisur marrjen e masave stabilizuese. Masat e stabilizimit janë gjithashtu duke u zhvilluar në Kherson”, shtoi ai.

Ndërkohë, mediat ukrainase kanë publikuar hartat që tregojnë situatën në front pas kundërsulmit të forcave ukrainase dhe rimarrjes së Khersonit.

Hartat tregojnë qartë tërheqjen e forcave ruse në raport me të dhënat e krijuara nga pushtimi rus në fund të marsit.

Përparimi i forcave ruse deri në mars 2022

Harta me të dhënat e krijuara në nëntor pas kundërsulmit të Ukrainës

Tërheqja e rusëve në rajonin Kherson nga 8 deri më 11 nëntor

Britania: Dështim strategjik për rusët

Britania ka thënë se tërheqja e Rusisë nga i vetmi kryeqytet rajonal në Ukrainë që ka kapur që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt është një tjetër poshtërim për ushtrinë e saj, por Moska mbetet ende një kërcënim.

“Njoftimi rus për tërheqjen nga Kherson shënon një tjetër dështim strategjik për ta”, tha në një deklaratë sot sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace.

Sipas Wallace, ushtria ruse ka pësuar një humbje të madhe në jetën njerëzore dhe e kundërta e izolimit dhe poshtërimit ndërkombëtar, ndërsa Ukraina do të vazhdojë me mbështetjen e Britanisë dhe komunitetit ndërkombëtar.

“Pavarësisht se tërheqja është e mirëpritur, askush nuk duhet të nënvlerësojë kërcënimin e vazhdueshëm nga Rusia”, përfundoi ai./ABCNEWS.AL/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit