0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Ukraina pretendon se mbi 93 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit

- Advertisement -

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, pretendon se mbi 93 mijë ushtarë rusë janë vrarë që kur presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë.

Në një postim në Facebook thuhet se Ushtria e Ukrainës vrau 340 pjesëtarë të tjerë të personelit në 24 orët e fundit, shkruan Skynews.

Gjithashtu u shkatërruan dy tanke, dy automjete të blinduara të personelit dhe dy sisteme artilerie. Dy drone, të cilët janë përdorur për të sulmuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, u rrëzuan gjithashtu.

Moska ka pretenduar shumë më pak humbje në “operacionin e saj special” në Ukrainë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit