0.5 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Ukraina pranon propozimin e Rusisë për armëpushim 12 orësh për evakuimin e civilëve

- Advertisement -

Ukraina është pajtuar që vendoset një armëpushim me Rusinë që do të zgjasë 12 orë, me qëllim që të mundësohet evakuimi i banorëve nga territori i Ukrainës. Armëpushimi do të zgjasë nga ora 09.00 deri në orën 21.00.

Këtë lajm për mediat ndërkombëtare e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk. Ajo u shpreh se Ukraina do të pranojë rrugët ose korridoret humanitare të propozuara nga Moska, për të larguar qytetarët.

Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të arratiseshin përmes korridoreve humanitare në zonat Energodar-Zaporizhia, Sumy-Poltava, Mariupol-Zaporizhia, Volnovakha-Pokrovsk, Izium-Lozova, Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka dhe Gostomel-Kiev.

Vereshchuk nënvizoi dy rrugë në veçanti, evakuimin e civilëve nga qyteti port i Mariupol dhe qyteti lindor i Volnovakha, qytete këto të cilat ka tashmë disa ditë që po mbahen të rrethuara nga forcat ruse.

“Njerëzit duhet të jenë në gjendje të largohen nga vendet ku tani fshihen nga breshëri i raketave dhe zjarri shkatërrues që është duke i vrarë ata”, tha Vereshchuk.

Vereshchuk qartësoi se do të zhvillohet edhe një operacion special për evakuimin e një jetimoreje pranë Kievit, në periferi të Vorzel. Ajo tha se atje kanë mbetur të ngujuar 55 fëmijë dhe 26 anëtarë të personelit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit