11.3 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Ukraina pranon marrëveshjen, thotë Rubio: “Tash ua çojmë rusëve”

- Advertisement -

Ukraina pranoi të martën një marrëveshje të propozuar nga administrata Trump gjatë një takimi në Arabinë Saudite, duke shënuar një hap përpara drejt sigurimit të një armëpushimi dhe përfundimit të luftës së saj me Rusinë.

“Do ta çojmë këtë ofertë tani te rusët dhe shpresojmë që ata të thonë po,” u tha gazetarëve Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shkruan Fox News.

Rubio, i cili qëndronte pranë Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, nuk dha detaje të plota mbi këtë marrëveshje, por tha: “Ukraina dëshiron t’u jep fund të shtënave.”

“Shpresojmë që rusët t’i përgjigjen kësaj,” shtoi ai. “Gjesti më i mirë i vullnetit të mirë që rusët mund të bëjnë është të thonë po.”

Rubio tha se, nëse dhe Moska pranon këtë marrëveshje paraprake, negociatat e vërteta mund të fillojnë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit