4 C
New York
Saturday, April 12, 2025

Buy now

Ukraina, plani i Trump për ndarjen në tre zona – Futen forca franceze e britanike

- Advertisement -

Ukraina mund të ndahet thuajse si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Deklarata e fortë u bë nga i dërguari i Donald Trump për konfliktin në Europën Lindore, Keith Kellog.

 “Mund ta bëjmë këtë thuajse si ajo që ndodhi me Berlinin pas Luftës së Dytë Botërore, kur kishte një zonë ruse, një zonë franceze dhe një zonë britanike, një zonë amerikane”, tha ai.

Në një intervistë për The Times, Kellog sugjeroi që trupat britanike dhe franceze mund të mbanin zona kontrolli në perëndim të vendit si pjesë e një “force sigurie”, me ushtrinë ruse në lindjen e pushtuar. Midis tyre do të ishin forcat ukrainase dhe një zonë e çmilitarizuar.

Ai tha se Ukraina ishte një vend mjaft i madh për të vendosur disa ushtri që kërkojnë të zbatojnë një armëpushim.

Kellogg më tej sqaroi se Amerika nuk do të siguronte asnjë forcë tokësore.

Propozimi i Kellogg do të thotë se Ukraina duhet të heqë dorë nga territoret e saj lindore që janë aktualisht nën kontrollin rus. Ukraina, e cila ndryshe nga Gjermania naziste në vitin 1945 ka një qeveri funksionale dhe pro-perëndimore, mund ta shohë krahasimin me Berlinin e pasluftës si pa takt, veçanërisht pasi një arsyet që Rusia ka dhënë për pushtimin e saj ishte “denazifikimi” i vendit.

Propozimi i Kellog erdhi ndërsa Steven Witkoff, i dërguari Trump për lindjen e Mesme, u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Peterburg.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit