11.3 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Ukraina pajtohet me propozimin e SHBA për armpushim 30 ditësh, dy palët dalin me deklaratë të përbashkët

- Advertisement -

Sot në Jeddah, Arabi Saudite — nën mikpritjen bujare të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman — Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina ndërmorën hapa të rëndësishëm drejt rivendosjes së paqes së qëndrueshme për Ukrainën.

Ukraina shprehu gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA-ve për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm dhe të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve dhe që varet nga pranimi dhe zbatimi i njëkohshëm nga Federata Ruse.

Në njoftimin e publikuar nga dy palët bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara do t’i komunikojnë Rusisë se reciprociteti rus është çelësi për arritjen e paqes.

Po ashtu, bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara do të heqin menjëherë pezullimin e ndarjes së inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën.

Të dy delegacionet ranë dakord të emërojnë ekipet e tyre negociuese dhe të fillojnë menjëherë negociatat për një paqe të qëndrueshme që garanton sigurinë afatgjatë të Ukrainës. Shtetet e Bashkuara u angazhuan të diskutojnë këto propozime specifike me përfaqësuesit nga Rusia.

Delegacioni ukrainas ritheksoi se partnerët evropianë do të përfshihen në procesin e paqes.

Së fundi, presidentët e të dy vendeve ranë dakord të përmbyllin sa më shpejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e burimeve kritike minerale të Ukrainës për të zgjeruar ekonominë e saj dhe për të garantuar mirëqenien dhe sigurinë afatgjatë të Ukrainës.

“Përfaqësuesit e të dyja vendeve lavdëruan guximin e popullit ukrainas në mbrojtje të kombit të tyre dhe ranë dakord se tani është koha për të nisur një proces drejt paqes së përhershme.

Delegacioni ukrainas ritheksoi mirënjohjen e fortë të popullit ukrainas ndaj Presidentit Trump, Kongresit Amerikan dhe popullit të Shteteve të Bashkuara për mundësimin e përparimit domethënës drejt paqes.

Delegacionet diskutuan gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve për ndihmë humanitare si pjesë e procesit të paqes, veçanërisht gjatë armëpushimit të përmendur më sipër, duke përfshirë shkëmbimin e të burgosurve të luftës, lirimin e të ndaluarve civilë dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të zhvendosur me force”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës, transmeton Reuters.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit