Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka thënë se Kievi nuk ka nevojë ta sulmojë Vladimir Putinin, pasi fati i tij do të vendoset nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë.
Kjo gjykatë lëshoi një urdhër për arrestimin e Putinit në mars për krime të dyshuara lufte.
Reznikov, në një postim në Twitter, tha se “Ukraina nuk ka nevojë t’i sulmojë kriminelët rusë të luftës në rezidencat e tyre në Moskë – gjykata do të merret me ta”.
Rusia pretendon se Kievi qëndron pas një sulmi në Kremlin brenda natës, në rezidencën zyrtare të Putinit, shkruan Skynews.
Reznikov tha se rezidenca “e pashmangshme” për “kriminelët rusë të luftës” është një qendër paraburgimi në periferi të Hagës në Holandë, ku ndodhet Gjykata Penale Ndërkombëtare.