15.6 C
New York
Saturday, April 26, 2025

Buy now

Ukraina nuk e nënshkruan marrëveshjen finale për minerale

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pasi përfaqësuesit ukrainas nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen finale që i jep qasje të privilegjuar kompanive amerikane në mineralet e rralla ukrainase.

“Ukraina, nuk i ka nënshkruar dokumentet finale të marrëveshjes shumë të rëndësishme të mineraleve të rralla me Shtetet e Bashkuara. Është të paktën tri javë me vonesë. Shpresojmë, që do të nënshkruhet MENJËHERË”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në rrjetin e tij social “TruthSocial”.

Ai po ashtu e ka komentuar edhe mbarëvajtjen e bisedimeve për paqe.

“Puna, në përgjithësi mbi marrëveshjen e paqes në mes Ukrainës dhe Rusisë është duke shkuar mirë. Suksesi po duket të jetë në të ardhmen”, ka shtuar presidenti amerikan.

Marrëveshja mbi mineralet e rralla të tokave ukrainase është ofruar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, si këmbim për ndihmën ushtarake dhe financiare nga SHBA-ja. Marrëveshja sipas presidentit ukrainas nuk përfshinë faljen e mineraleve por zhvillimin e përbashkët të tyre.

Të ngjashme

Të fundit