18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Ukraina nis të dërgojë të dënuarit me burg në luftë

- Advertisement -

Ukraina ka filluar lirimin e të burgosurve për të shërbyer në ushtrinë e saj, si pjesë e një skeme për të përforcuar ushtrinë.

Një gjykatë në perëndim të Khmelnyskyt ka liruar me kusht dy burra të dënuar për vjedhje, për t’iu bashkuar ushtrisë së vendit.

“Gjykata pranoi kërkesat e tyre dhe urdhëroi Qendrën e Paraburgimit që t’i lirojë menjëherë të dy burrat nga dënimet e tyre me kusht për ta kryer shërbimin ushtarak”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

“Secili nga burrat është i aftë për shërbim ushtarak, kanë kaluar një përzgjedhje profesionale dhe psikologjike dhe kanë aftësi të mjaftueshme fizike”, shton deklarata.

Siç raportohet, gjykata e Khmelnytskyt po shqyrton edhe 50 parashtresa tjera për lirimin e parakohshëm të të dënuarve që dëshirojnë të shërbejnë në forcat e armatosura.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit