6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Ukraina kërkon të ndalojë përdorimin rus të Starlinkut

- Advertisement -

Ukraina i ka kërkuar SpaceX-it të Elon Musk që të veprojë për të parandaluar Rusinë të përdorë terminalet e saj Starlink për të komunikuar në Ukrainën e pushtuar, citohet të ketë thënë një ministër i qeverisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i transformimit dixhital, Mykhailo Fedorov i tha televizionit publik Suspilne se autoritetet ukrainase kishin kërkuar veprime nga SpaceX edhe përpara se përdorimi i terminaleve nga Rusia të bëhej i njohur.

“Ne gjetëm një algoritëm dhe i bëmë një propozim SpaceX dhe jemi në komunikim me ta për të siguruar që raste të tilla të mos ndodhin”, tha Fedorov për televizionin.

Ukraina e ka përdorur gjerësisht teknologjinë që nga pushtimi rus për komunikimet e saj nëpër vijat e frontit.

Starlink ka thënë më parë se nuk bën biznes të asnjë lloji me qeverinë ose ushtrinë ruse, por shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase i tha Wall Street Journal në fillim të këtij muaji se trupat ruse po përdornin mijëra terminale, pasi i blenë ato nga firmat private ruse.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit