Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bashkimit Evropian të hënën “ta pranojë urgjentisht Ukrainën” në bllok, raporton CNN.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të pranojë urgjentisht Ukrainën duke përdorur një procedurë të re”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit
Presidenti ukrainas foli të dielën me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar për këtë çështje.
“Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë”, tha Zelensky.