10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Ukraina ia rrëzon dy avionë luftarakë Rusisë në Kiev

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes ukrainase ka informuar për rrëzimin e dy aeroplanëve luftarakë të Rusisë në afërsi të kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.

Njoftimi është bërë me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, teksa njoftohet se ngjarja ndodhi jo më herët se në ora 19:30.

“Avionët ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës rrëzuan një avion të Forcave Ajrore Ruse mbi Kiev në orën 20:30 [ora lokale]. Në orën 21:10 [ora lokale], një aeroplan i dytë armik u rrëzua në një betejë ajrore pranë qytetit”, thuhet në njoftim.

Kievi ka qenë objektiv i forcave ruse, të cilat besohet se janë në distancë prej dhjetëra kilometrash nga kryeqyteti ukrainas.

Kryeqyteti ukrainas ka bërë rezistencë për 12 ditë me radhazi, rezistencë kjo të cilën e ka ftuar ditë më parë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusia ka sulmuar në vazhdimësi me anë të sulmeve raketore Kievin, por nuk ka arritur ta pushtojë atë. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit