Futbolli ukrainas është paralizuar qe dy muaj, që nga fillimi i luftës me Rusinë.
E ekipet kombëtare ukrainase e bënë rikthimin pikërisht në përballje me Kosovën.

Më saktësisht, ekipi kombëtar U-17 i Kosovës po përballet me moshatarët e tyre ukrainas në Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian U-17.
Në shenjë përkrahjeje dhe solidariteti për popullin ukrainas, i cili po ballafaqohet me agresionin e egër rus, kapiteni i Dardanëve U17, Igball Jashari, njëherësh nip i legjendarit Adem Jashari, para fillimit të ndeshjes ia ndau kapitenit të ekipit ukrainas fanellën e Kombëtares së Kosovës me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe stafit.

Kampionati evropian i kësaj grupmoshe do të mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor të këtij viti.