Kievi është tronditur pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Oleksandr Merezhko, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, deklaroi se vendimi i administratës Trump i ngjan Marrëveshjes së Mynihut të vitit 1938, kur Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia arritën një marrëveshje që lejonte Gjermaninë naziste të aneksonte Sudetenlandin, atëherë pjesë e Çekosllovakisë perëndimore.
“Të ndalosh ndihmën do të thotë të ndihmosh Putinin. Kjo është më e keqe se Mynihu, sepse të paktën atje nuk u përpoqën ta përshkruanin Çekosllovakinë si agresore”, citohet të ketë thënë ai për median e huaj.
Ukraina mund të mbijetojë për rreth gjashtë muaj, pasi Donald Trump pezulloi ndihmën ushtarake ukrainase dhe po punohet për të gjetur alternativa për prokurimin e armëve të rëndësishme”, deklaroi nga ana e tij deputeti ukrainas, Fedor Venislavsky, pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Mbrojtjen dhe Shërbimin Sekret të parlamentit ukrainas, Rada Verkhovna.