10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ukraina akuzon Rusinë për shkelje të armëpushimit në Azovstal, një i vrarë

- Advertisement -

Regjimenti Azov ka thënë se gjatë një armëpushimi “në territorin  e fabrikës Azovstal”, në Mariupol, forcat ruse kanë hapur zjarr ndaj një arme anti-tanke në një veturë që ishte duke provuar të ndihmojë në evakuimin e civilëve.

CNN, që raportoi lajmin, tha se nuk ka mundur të verifikojë nëse ka qenë në fuqi armëpushimi.

Në një postim në Telegram, regjimenti thotë: “Si pasojë e granatimeve, një luftëtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Armiku po vazhdon të shkelë të gjitha marrëveshjet dhe dështon dhe dështon të respektojnë garancitë e sigurisë për evakuimin e civilëve”.

Regjimenti i Azov ka dhjetëra luftëtarë të bllokuar ende në kompleksin e çelikut.

Një komandant ukrainas në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol tha se “betejat e përgjakshme” po zhvillohen me forcat ruse brenda kompleksit, pasi ato thyen perimetrin. Zyrtarët ukrainas thonë se përpjekjet për shpëtimin e civilëve të bllokuar janë planifikuar për të premten.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit