Bashkimi Europian, Italia dhe të gjjithë partnerët e tjerë përfshirë investitor të ndryshëm ndërkombëtar premtuan në nisje të Konferencës së Katërt Ndërkombëtare për Rimëkëmbjen e Ukrainës që po mbahet këtë të enjte në Romë një mbështetje me vlerë më shumë se 10 miliardë euro për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, hapi punimet e Konferences me një fjalim të fuqishëm, duke vënë theksin te përgjegjësia morale dhe strategjike e Evropës ndaj Ukrainës. “Dua që të imagjinojmë një Ukrainë të lirë, të rikthyer, të begatë,” tha Meloni. Ajo nënvizoi se sulmet ruse ndaj civilëve dhe infrastrukturës janë ende të përditshme, por përballë kësaj dhune, komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjet jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete. Meloni bëri të ditur se Italia ka rritur te grumbulloje per Ukrainen ne kete conference 10 miliarde euro per rindertimin e Ukraines, ky 2,3 miliarde euro do te vijne ne menyre te drejteperdrejt nga Bashkimi Europian dhe pjesa tjeter nga Donatoret. Keto fonde do te perdoren per te mbeshtetur rindërtimin e shkollave, spitaleve, rrjetit elektrik dhe infrastrukturës së nevojshme për një Ukrainë funksionale dhe moderne.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në fjalën e tij para delegatëve, theksoi se Vladimir Putin “nuk dëshiron paqe” dhe se Rusia vazhdon një strategji të qartë terrori përmes sulmeve ajrore të përditshme ndaj qyteteve ukrainase. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përdorë asetet e ngrira ruse për të financuar rindërtimin e vendit të tij. “Është çështje drejtësie”, deklaroi ai, duke theksuar se shkatërrimi nuk duhet të mbetet pa pasoja për agresorin.
Mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian e konfirmoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila njoftoi nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe hapjen e grup kapitulli te pare te negociatave per anetaresim . Ajo prezantoi gjithashtu një nismë të re evropiane për një fond që do të ndihmojë në tërheqjen e investimeve private në sektorët strategjikë të ekonomisë ukrainase, përfshirë energjinë, transportin dhe industrinë. Konferenca në Romë përfaqëson një sinjal të qartë politik dhe ekonomik se Ukraina nuk është harruar. Mesazhi që po vjen nga kryeqyteti italian është i drejtpërdrejtë: rindërtimi i Ukrainës është një investim për të ardhmen e Evropës dhe për mbrojtjen e vlerave të saj.
Ne Konferencen e Katert Nderkombetare per Rimekembjen e Ukraines jane mbledhur me shume se 5 mije pjesmarres, përfshirë delegacione qeveritare nga më shumë se 100 shtete, 40 organizata ndërkombëtare, dhe rreth 2 mijë kompani. Ne mesin e Lidereve Perendimor qe po ndjekin Konferencen edhe edhe Kryeministri Shqiptar Edi Rama.