Analisti politik, Blerim Canaj, ka deklaruar se ka informacione nga disa burime të LDK-së se tashmë janë zhvilluar disa biseda mes LDK-së dhe VV-së për një marrëveshje rreth ”formimit të Qeverisë”.
“Ukë Rugova do të jetë kandidat për president të Kosovës, ose për kryetar të Kuvendit. Sipas informacioneve të mija tash janë zhvilluar disa bisedime mes LDK-së dhe VV-së, bëhet fjalë për gjashtë ministri që munden me i shkuar LDK-së”,
“Ka informacione që do të ketë ndryshime edhe brenda LDK-së”, ka thënë Canaj në “Click” të RTV21.
Canaj tutje ka shtuar se “vështirë se do ta kemi Vjosa Osmanin presidente më shumë besoj që do ta kemi ministre të jashtme”.






