Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, ka reaguar në lidhje me ndalimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku nga EULEX.
Lushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjykata Speciale është duke u sjellur si të ishte organ suprem mbi shtetin e Kosovës.
Ai tutje ka thënë se Organet e shtetit të Kosovës, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi duhet të lëvizin.
“Gjykata Speciale me mekanizmat e saj është duke u sjellur si të ishte organ suprem mbi shtetin e Kosovës. Organet e shtetit të Kosovës, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi duhet të lëvizin. Kuvendi është vullneti dhe legjitimiteti i popullit, jo Gjykata Speciale. Kuvendi duhet ta ndalë Gjykatën që sillet si Zot. Nëse vazhdon ngacmimi dhe sjellja arbitrare, populli mund të reagojë ndaj poshtërimit me prapavija krejt tjera nga drejtësia dhe ka mjete tjera të mbrojtjes. Shteti duhet ta mbrojë popullin dhe të mos lejojë provokime si në kolonitë e të kaluarës.” – ka shkruar ai në Facebook.