10.8 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

“Ujku Shigjetë”, Ramadani: FSK tregoi se ka kapacitet për operacione sulmuese

- Advertisement -

Kundërpërgjigja ndaj armikut nisi menjëherë pas sinjalizimit pozitiv.

Me këto pajisje anti-tank 66 milimetërsh pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nisën sulmin.

Në ushtrimin “Ujku Shigjetë” i realizuar nga regjimenti i tretë tokësor i FSK-së të martën, u panë edhe pajisjet anti-tank që Ministria e Mbrojtjes bleu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç këtij sistemi, në këtë ushtrim për validimin e regjimentit të tretë tokësor, u përdorën edhe municion 55 milimetërsh dhe kalibra të ndryshëm ushtarak.

Njohësi i sigurisë,  Burim Ramadani thotë për Tëvë1 se ky ushtrim tregon ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së dhe të këtij regjimenti.

“Absolutisht është krenari kombëtare, dhe si e tillë është duke i përmbushur me kohë dhe përkundër sfidave të tjera, është duke i përmbushur me kohë kapacitetet e plota operacionale. Dhe validimi i regjimentit të tretë të forcës tokësore të FSK-së, është moment jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për FSK-në edhe për ministrinë e Mbrojtjes por edhe sigurinë kombëtare në tërësi. Ajo që u pa prej “Ujkur Shigjetë” është e qartë se FSK-ja edhe regjimenti i tretë ka kapacitet të plotë edhe për operacionet sulmuese edhe mbrojtëse por mbi të gjitha, ato që quhen operacione të stabilitetit”, shprehet Ramadani

Mirëpo, sipas tij, ushtrisë i duhet rritje e buxhetit.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u fuqizuar, edhe në aspekte të specializuara edhe në aspekte të përballjes me kërcënime dhe rreziqet e sigurisë kombëtare të formës së re ta themi, duke përfshirë edhe aspektet e dronëve edhe normalisht që ka edhe shumë fusha të tjera në të cilat Kosova duhet të investojë në Forcën e Sigurisë, sidomos prej vitit 2028 e tutje. Por edhe tutje duhet të rritet buxheti duhet të mbështetet FSK-ja me kapacitetet e nevojshme”, vlerëson Ramadani.

FSK, në fazën e fundit të tranzicionit pritet t’i ketë 7.500 trupa prej të cilëve, 5.000 ushtarë dhe 2.500 rezervë.

Ministria e Mbrojtjes së fundi u pajis me dronë SKYDAGGER, ndërkaq sipas këtij institucioni, pritet që të furnizohen edhe me helikopter BLACKHAWCK.

Të ngjashme

Të fundit