Home Sport Ujkanit i përfundon kontrata me Empolin

Ujkanit i përfundon kontrata me Empolin

0
Ujkanit i përfundon kontrata me Empolin

Portierit të Kosovës, Samir Ujkanit i përfundon kontrata me Empolin në fund të këtij muaji. “Tuttomercatoëeb” raporton të mërkurën se ka pak gjasa që Ujkani të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit italian, që garon në Serie A.

Ujkani gjatë edicionit 2022/2023 luajti vetëm gjashtë minuta për skuadrën e Empolit në elitën e futbollit italian. Ai ka vite që nuk është pjesë e formacionit bazë në klube të ndryshme. Ujkani 34-vjeçar ka luajtur në shumë skuadra, kryesisht në Itali.

Ai është rezervist edhe te Kosova. Portier i parë i Kosovës është Arijanet Muriq.

Exit mobile version