27.3 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Ujkani: Po bllokohet qëllimisht Albulena Haxhiu – ngërçi në Kuvend është politik, jo personal

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, në Tevë1 ka deklaruar se bllokimi aktual në Kuvendin e Kosovës është rezultat i një agjende politike për të penguar Lëvizjen Vetëvendosje, dhe jo për arsye personale ndaj kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ujkani theksoi se si forca e parë fituese në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka ushtruar të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar parlamenti, por procesi është penguar nga bllokadat politike.

“Ne, si parti e parë fituese, kemi vazhduar përpara me propozimin për kryetar të Kuvendit, ku kemi propozuar Albulena Haxhiun. Tashmë kemi një ngërç që po zgjat, dhe është e qartë që synohet të denigrohet figura e Haxhiut duke e paraqitur si të papërshtatshme për këtë post,” tha Ujkani.

Sipas saj, kundërshtimi nuk ka të bëjë me ndonjë çështje personale ndaj Haxhiut, por është një përpjekje për të ndalur përparimin e partisë fituese dhe për të bllokuar funksionimin institucional të Republikës së Kosovës.

“Nuk kanë asgjë personale me zonjën Haxhiu. Është thjesht një lojë politike që synon bllokimin e VV-së. Kjo qasje nuk i shërben interesave të Republikës së Kosovës,” shtoi ajo.

Të ngjashme

Të fundit