Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është duke trajtuar ujë me kapacitete maksimale të mundshme në Batllavë, Badoc dhe Shkabaj.
Në një postim në Facebook, kjo kompani thekson se konsumi i ujit, përfshirë keqpërdorimet alarmante janë në pikën e kuqe.
“LUSIM qytetarët e pikave të ulta që ujin ta shpenzojnë sa më racionalisht, ngase uji nuk po arrinë në pikat e larta”.
“ Përndjekja e keqpërdoruesve është në intensitetin më të lartë ndonjëherë”.