8.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Ujë i ngrohtë me kamomil për të çlodhur trupin e këmbët e ënjtura

- Advertisement -

Pas një dite të lodhshme në punë, ku këmbët e ndiejnë më shumë rëndesën, diçka e ngrohtë do të ishte perfekte për të relaksuar jo vetëm këmbët, por gjithë trupin.

Të lodhura gjithashtu nga këpucët, këmbët tona ka nevojë që të paktën njëherë në javë të përkëdhelen dhe të marrin vëmendjen e duhur.

Dhe nuk duhet shumë kohë: 10 minuta të zhytura në ujë, pesë minuta masazh dhe pak gjëra.

Një metodë rigjeneruese dhe tepër çlodhëse është ajo me kripë dhe kamomil, shkruan living.al.

Në një legen shtoni ujë të ngrohtë, një dorë lulesh kamomili të thata dhe një lugë kripë të zezë deti.

Lërini këmbët në ujë për 10 minuta. Më pas fshijini me një peshqir dhe masazhojini  me vaj bajame ku keni shtuar disa pika vaj esencial lavande për aromë më të mirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit