-1.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Ugljanin: Mbrapa kërkesës për inicim të peticionit për shkarkimin e Atiqit është Lista Serbe

- Advertisement -

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka thënë se të hënën do t’i kthehet përgjigje qytetarëve që kanë dërguar kërkesë për inicim të peticionit për shkarkim të kryetarit, Erden Atiq.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1 tha se beson se mbrapa kësaj kërkesë është Lista Serbe.

“Ne detyrën obligative sipas Udhëzimit Administrative e kemi kryer, por një përgjigjeje juridike do të japim të hënën. Ne kërkesën e kemi dërgu në ministri edhe arsyetimin, kanë qenë disa parregullsinë kërkesën e tri iniciatorëve që kanë ardhur dje, nuk janë bazuar sipas udhëzimit…Janë tre anëtarë…por na e dimë që mbrapa kësaj iniciative është direkt Lista Serbe, sepse ata janë kanë anëtare të organizatave joqeveritare”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka treguar edhe arsyejet që sipas tij, drejtuesit e kësaj kërkese kanë gabuar.

“I pari gabim është se i vjen njoftimi kryesuesit për nismën e këtij peticioni, sepse aty kanë gabuar në hapin e parë konkret sepse kërkesa mundet më ardh vetëm kur bahet 20 për qind e popullatës dhe kur ta kryen sepse dhe për këtë ata nuk janë bazuar në Udhëzim Administrative. Me shumë janë marrë më çështje se komuna nuk është funksionale…E dyta është komuna nuk po i kryen obligimet ndaj qytetarëve, që nuk qëndron, pasi komuna është duke i kryer në nivel shumë të lartë. Ata nuk janë të obligueshëm që t’i shkruajnë këto në kuadër të kërkesës. Duhet më u bazu në udhëzim për shkarkimin e kryetarit”, ka thënë ai.

Ndërkohë, kryesuesi i Kuvendit në Zubin Potok, Vedat Mehmeti, thotë se kërkesën për inicimin e procedurës për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut e kanë nënshkruar tre serbë.

“Sot, gjatë ditës kam pranuar përmes email-it zyrtar një kërkesë për inicimin e procedurës për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut. Në atë kërkesë kanë nënshkruar tre serbë të Zubin Potokut. Pastaj e kam informuar Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit lokal edhe KQZ-në se cilat masa duhet t’i marrin për të vazhduar tutje lidhur me këtë çështje”, deklaroi Mehmeti.

Ai tha se personat që e kanë nënshkruar kërkesën nuk i njeh, pasi që nuk janë pjesëtarë të komunës.

“Pjesëtarët të cilët e kanë nënshkruar kërkesën, personalisht nuk i njohë, nuk janë fytyra publike ose që kanë brenda komunës”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit