UEFA ka vendosur që ndeshja mes Rumanisë dhe Kombëtares së Kosovës të shënohet me rezultat zyrtar 3:0 për vendasit, pasi Dardanët janë tërhequr nga loja.
Përballja mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht u ndërpre në minutat shtesë pasi lojtarët e Kombëtares së Kosovës u larguan nga fusha pas thirrjeve nacionaliste nga tifozët rumun.
Dardanët nuk u kthyen më në fushë, ndonëse kjo u kërkua nga zyrtarët e ndeshjes.
Tani, pothuajse një javë pas ndeshjes ka ardhur vendimi i shtëpisë së futbollit evropian për këtë përballje.
Rumania është dënuar me gjobë dhe zhvillim të ndeshjeve pa tifozë, por ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0.