-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

UEFA sot fillon të merret me ndeshjen Rumani-Kosovë

- Advertisement -

Komisioni Disiplinor i UEFA-s sot më 20 nëntor ka dosjen Rumani – Kosovë, dhe nëse çështja nuk ndërlikohet, vendimi mund të merret që të enjten.

Gazeta rumune sportive GSP ka zbuluar se kush janë 5 nga 7 personat që do të gjykojnë kaosin në Arenën Kombëtare të Bukureshtit.

Ndeshja Rumani – Kosovë e luajtur më 15 nëntor është në agjendën e Komisionit Disiplinor të UEFA-s, pasi Kosova e braktisi ndeshjen në kohën shtesë, pas thirrjeve raciste nga tifozët vendas.

Sot, UEFA do fillojë të merret me rastin, sipas mediumit rumun. Megjithatë, nuk është e detyrueshme që rasti të finalizohet të mërkurën, pra sot.

Kush do ta gjykojë çështjen?

Në Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës janë 16 zyrtarë: një president (Thomas Partl – Austri), dy nënkryetarë (Sandor Berzi – Hungari, Jaques Antenen – Zvicër) dhe 13 anëtarë.

Por procedura është që një çështje zakonisht përfshin një panel prej 5 ose 7 personash, mes të cilëve presidenti dhe dy nënkryetarët janë një pikë fikse në shumicën e rasteve.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit