-3.4 C
New York
Tuesday, February 24, 2026

Buy now

UEFA rrëzon ankesën e Benficas, Valverde i gatshëm për ndeshjen e radhës

- Advertisement -

UEFA ka vendosur të mos ndërmarrë asnjë veprim disiplinor ndaj Federico Valverde, duke rrëzuar zyrtarisht ankesën e bërë nga Benfica për incidentin me Dahl.

Sipas raportimit të Fabrizio Romano, organi qeverisës i futbollit evropian ka vendosur të mos hapë procedurë disiplinore, çka do të thotë se mesfushori uruguaian do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës.

Benfica kishte pretenduar në deklaratën zyrtare se ndërhyrja ishte për karton të kuq dhe se nuk u ndëshkua siç duhej gjatë ndeshjes, por UEFA nuk e ka konsideruar të nevojshëm një dënim pas shqyrtimit të rastit.

Vendimi mbyll përfundimisht çështjen dhe i jep dritë jeshile Valverdes për të vazhduar normalisht pa asnjë pezullim.

Të ngjashme

Të fundit