-0.2 C
New York
Tuesday, February 24, 2026

Buy now

UEFA rikujton golin e Muriqit kundër Suedisë (VIDEO)

- Advertisement -

Një video e veçantë ka zënë vend në faqen zyrtare të UEFA-s në Facebook.

Më saktësisht, bëhet fjalë për golin e Vedat Muriqit, të shënuar ndaj Suedisë në shtator të 2025-tës.

Aksioni nis nga pritja e Aro Muriq dhe driblimi i Albion Rrahmanit drejt te Muriqi, i cili shënoi nga distanca në fitoren 2-0 ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” i pret një nga ndeshjet më të rëndësishme që nga pranimi në UEFA dhe FIFA.

Kombëtarja e Kosovës më 26 mars do të përballet në Bratisllavë me Sllovakinë.

 

Të ngjashme

Të fundit