Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar listën e lojtarëve të Kosovës kundër Zvicrës që do të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në Stadiumin Fadil Vokrri.
Në këtë listë mungojnë Leon Avdullahu dhe mbrojtësi Albian Hajdari së bashku me Korenican, Faton Malokun dhe Leard Sadriun.
Mesa duket trajneri Foda nuk ka dashur të rrezikojë me thirrjen e Avdullahut dhe Hajdarit, pasi që të dy kanë kartona të verdhë dhe në rast ndëshkimi do të mungonin për ndeshjen e “playoff-it” që do të zhvillohet në mars.
Kosova ka siguruar fazën “playoff” për kualifikime në Kupën e Botës 2026 dhe kundër Zvicrës vetëm një rezultat prej gjashtë golave epërsi do të siguronte direkt një biletë për Kampionatin Botëror.







