21.3 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

UEFA pritet të votojë për pezullimin e Izraelit nga garat evropiane

- Advertisement -

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të votojë të martën, më 23 shtator, për pezullimin e ekipeve kombëtare dhe klubeve të Izraelit nga të gjitha garat evropiane, raportojnë burime të afërta me procesin të mediumit “Israel Hayom”.

Presioni më i madh për këtë vendim, sipas raportimeve, po vjen nga Katari, i cili ka intensifikuar fushatën e tij pas sulmit të fundit ajror të Izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në Doha.

Midis 20 anëtarëve me të drejtë vote në Komitetin Ekzekutiv, një shumicë e qartë thuhet se mbështet pezullimin e Izraelit, me vetëm dy ose tre vende që pritet të jenë kundër.

Edhe pse Katari nuk është anëtar i UEFA-s, ndikimi i tij shfaqet përmes Nasser Al-Khelaifit, presidentit të Paris Saint-Germain dhe përfaqësues i Shoqatës Evropiane të Klubeve, i cili ka një rol të rëndësishëm në vendimmarrje.

Raportohet gjithashtu se Spanja ka kërcënuar të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 nëse Izraeli arrin të kualifikohet, duke hapur një tjetër dimension politik në këtë situatë të ndërlikuar.

Nëse miratohet vendimi, klubet izraelite si Maccabi Tel Aviv do të përjashtohen menjëherë nga turnetë evropiane këtë sezon, ndërsa kombëtarja izraelite rrezikon përjashtimin nga kualifikueset e Botërorit 2026.

Zyrtarët izraelitë po bëjnë lobim të fortë për të parandaluar këtë vendim, por sipas mediave ndërkombëtare, ata përballen me një betejë të vështirë politike dhe sportive.

Të ngjashme

Të fundit