12 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

UEFA përgatit revolucionin e madh në Ligën e Kampionëve

- Advertisement -

UEFA po mendon për ndryshime rrënjësore në Ligën e Kampionëve. Janë konkretisht tri pikat sipas “Bild”, që të do të diskutohen më 30 maj në mbledhjen e Mynihut.

Më e rëndësishmja prej tyre, që do të sillte ndryshim rrënjësor, është heqja e kohës shtesë. Kështu do të kalohet direkt të penalltitë në rast barazimi brenda 90 minutave. Një zgjedhje kjo, që synon të lehtësojë ngarkesën fizike te lojtarët.

Tjetër pikë interesante do të jetë ajo që lidhet te faza me eliminim direkt. Tetë skuadrat që renditen në vendet e para të ligës, do të luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi përgjatë fazës në vazhdim. Gjatë këtij sezoni, ky rregull kishte vlerë vetëm për raundin e 16-sheve

Tjetër ndryshim që mund të miratohet, është ndalesa e përballjeve të skuadrave brenda një shteti deri në çerekfinale. Kështu do të ndalohen përballjet direkte sapo përfundon faza e ligës.

Të ngjashme

Të fundit