16.8 C
New York
Monday, September 30, 2024

Buy now

UEFA përcakton gjyqtarët e ndeshjes Itali – Shqipëri në Dortmund

- Advertisement -

Shqipëria do të luajë të shtunën ndaj Italisë ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” në stadiumin “Signal Iduna Park” të  Dortmundit, duke nisur nga ora 21:00.

Sfida e parë e kuqezinjve do të gjykohet nga gjyqtarë gjermanë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri i njohur gjerman, Felix Zwayer, teksa asistentët e këtij të fundit do të jenë Stefan Lupp dhe Marco Archmuller.

Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Daniel Siebert.

Ndërkaq, Bastian Dankert do t’i vijë në ndihmë Felix Zwayerit nga dhoma e VAR-it, së bashku me dy asistentët Christian Dingert dhe Rob Dieperink.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit