UEFA dhe Groupe Amaury, pronar i kompanive mediatike France Football dhe L’Équipe, kanë njoftuar sot një partneritet për të bashkëorganizuar Topin e Artë.
Ceremonia e Topit të Artë dhe e çmimeve tjera, UEFA dhe France Football do t’i ndajnë nga viti i ardhshëm, ka njoftuar shtëpia e futbollit evropian.
“Nga viti 2024, UEFA do të bashkëorganizojë Topin e Artë – ceremoninë më prestigjioze të çmimeve në futboll, duke nderuar lojtarët më të mirë të sportit tonë së bashku me Groupe Amaury”.
“Ne gjithashtu do të prezantojmë një çmim të ri Topi i Artë për trajnerin e vitit për meshkuj dhe femra”, thuhet në njoftimin e UEFA-s