7.9 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Kombeve

- Advertisement -

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që të bëjë ndryshime në organizimin e Ligës së Kombeve dhe kualifikueset e Kampionatit Europian.

Kështu, fituesit dhe vendet e dyta në Ligën A do të sfidohen për finalet e turneut.  Mes ligave do të luhen ndeshje për ngjitje ose zbritje mes divizioneve.

Formati i kualifikueseve të Europianit dhe Botërorit do të jetë me 12 grupe me nga 4 ose 5 ekipe, çka pritet të shtojë rivalitetin.

Fituesit e secilit grup do kualifikohen direkt, ndërsa vendet e dyta do të kalojnë menjëherë ose me anë të takimeve play off.

Gjithashtu Komiteti Ekzekutiv vendosi që finalja e Superkupës së Europës të zhvendoset nga Kazani në Athinë për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit