Genc Nuza do ta gjykojë ndeshjen kualifikuese për Evropianin U21. UEFA-ja i beson përsëri gjyqtarëve nga Kosova për të ndarë drejtësinë në kompeticione të nivelit të lartë.
Ndeshja e grupit H, Slovenia U21 – Qipro U21 do të gjykohet nga gjyqtari i Kosovës, Genc Nuza.
Në këtë ndeshje, që do të zhvillohet në stadiumin “Mestni stadion fazanerija” në Murska Sobota, gjyqtari Nuza do të asistojë nga Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 10 shtator, në orën 18:00.