-3.5 C
New York
Tuesday, February 3, 2026

Buy now

UEFA i përgjigjet ministrit Çeku: Çdo komunikim zyrtar kalon vetëm përmes FFK-së

- Advertisement -

UEFA i është përgjigjur zyrtarisht Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe ministrit Hajrulla Çeku, duke konfirmuar pranimin e emailit të tyre.

Në fund të muajit janar, ministri në detyrë i sportit, Çeku i kishte shkruar letër UEFA-së dhe FIFA-së kinse për parregullsitë në FFK, lidhur me paralajmërimin e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të 5 shkurtit.

Sipas Çekut, një nga çështjet kryesore të ngritura ka të bëjë me standardet demokratike të kandidimit për president të FFK-së. “MKRS vë në pah se, megjithëse federata ka rreth 40 anëtarë, vetëm rreth 26 prej tyre janë të licencuar dhe me të drejtë vote, ndërsa Statuti vazhdon të kërkojë 15 nënshkrime mbështetëse për kandidim, çka sipas ministrisë, rezulton praktikisht në lejimin e vetëm një kandidature dhe eliminimin e konkurrencës. MKRS rikujton se gjatë përgatitjes së Statutit të vitit 2023, kjo kërkesë ishte rekomanduar të hiqej nga grupet punuese të UEFA-s dhe FIFA-s, por megjithatë ka mbetur në versionin final të Statutit të FFK-së”, thuhej në letrën drejtuar FIFA-së dhe UEFA-së.

Në përgjigjen ndaj kësaj letre të ministrisë, UEFA bën të ditur se një letër nga FIFA dhe UEFA i është dërguar Federatës përkatëse (FFK), e cila është bashkëngjitur për referencë. UEFA i rikujton në mënyrë mjaft të qartë se çdo komunikim zyrtar kalon vetëm përmes FFK-së, të cilës i është dërguar paraprakisht letra e përbashkët e FIFA-s dhe UEFA-s. Kjo letër, e cila ka konfirmuar se FFK ka bërë harmonizimin e statutit të saj me UEFA e FIFA, i është bashkëngjitur për referencë MKRS-së.

UEFA po ashtu ka shprehur gatishmërinë për diskutime të mëtejshme, nëse do të ketë nevojë, por vetëm pas kuvendit të 5 shkurtit, ku presidenti aktual Agim Ademi pritet të konfirmohet për një tjetër mandat katërvjeçar.

FFK-ja edhe këtë herë fiton përballë presionit mediatik e politik.

Të ngjashme

Të fundit