UEFA do të lejojë Katarin të nisë një ofertë të plotë për të blerë Manchester United, pavarësisht faktit se ata zotërojnë Paris Saint-Germain, raporton Daily Mail.
Pjesa më e madhe e aksioneve në PSG mbahet nga QSI, Katar Sports Investment për 12 vitet e fundit Megjithatë, UEFA është e gatshme të njohë Autoritetin e Investimeve të Katarit QIA si një entitet të veçantë që potencialisht mund të zotërojë United, shkruan abcnews.al.
QIA gjithashtu zotëron aksione të PSG-së, por ata nuk janë një partner kontrollues. Kjo i lejon Autoritetit të Investimeve të Katarit të bëhet pronari i vetëm i Djajve të Kuq.
Emiri i Katarit pritet të paraqesë një ofertë fillestare prej rreth 4.5 miliardë paund për të filluar negociatat me Glazers. Afati për të gjitha ofertat është data 17 shkurt (e premte).