27.5 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

UEFA gjobit Yamalin dhe Lewandowskin për shkelje të rregullores anti-doping

- Advertisement -

UEFA ka gjobitur Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski me nga 5,000 euro secilin për shkelje të rregulloreve antidoping, pas ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Interit në Itali, raporton Marca.

Të dy lojtarët nuk respektuan Nenin 21.8 të Rregullores Anti-Doping, i cili kërkon që futbollistët të paraqiten menjëherë në pikën e kontrollit të caktuar pas përfundimit të ndeshjes.

Sipas raportit, dyshja nuk u drejtuan menjëherë drejt zonës së kontrollit antidoping, çka çoi në masa disiplinore.

Dyshohet se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të zhgënjimit nga humbja dramatike, pasi Barcelona u mposht nga Interi në kohën shtesë me rezultatin 4-3.

Katalanasit ishin vetëm dy minuta larg fitores 3-2 në kohën e rregullt, përpara se Francesco Acerbi të barazonte rezultatin, duke e çuar sfidën në shtesë.

Të ngjashme

Të fundit